Gjykata liron të gjithë të arrestuarit e 8 janarit, Vokshi: Dëshmoi që protesta ishte paqësore

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 15:21 | Kronikë
Gjykata liron të gjithë të arrestuarit e 8 janarit, Vokshi:

Gjykata i liron të gjithë të arrestuarit. Asnjë masë "arrest shtëpie", vetëm "detyrim për paraqitje" dhe të tjerët pa masë sigurie.

Në një deklaratë për mediat pas dhënies së vendimit të gjykatës tha se kjo vërtetoi që protesta ishte paqësore. Sipas saj, Policia e prokuroria dështuan të dëshmonin qoftë edhe një provë të vetme për t'i implikuar. Ajo akuzon dyshen Rama-Basha për skenar dhune, më 8 janar.

https://a2news.com/2022/01/12/lirohen-te-ndaluarit-e-8-janarit-avokati-sefa-nuk-u-gjend-asnje-send-shperthyer-ne-seline-e-pd/

"Edhe seanca e sotme për masën e sigurisë së 18 protestuesve dëshmoi se protesta u thirr, u organizua paqësore dhe ishte e tillë deri në fund, u vërtetua që ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme. Policia e prokuroria dështuan të dëshmonin qoftë edhe një provë të vetme për t’i implikuar. Të gjithë protestuan në mënyrë paqësore. U shoqëruan në ambientet larg selisë së PD-së. Arrestimet e protestuesve janë bërë me lista të përgatitura e shpërndara nga brenda partisë për të çuar deri në fund skenarin Rama-Basha për mbrojtjen e karriges së Bashës. As organet ligjzbatuese nuk kanë reaguar në kohën e duhur pavarësisht se më 6 janar është raportuar për persona të armatosur, e mercenarë me pagesë, me të shkuar kriminale me 20-25 vjet burg në vendet fqinje, por nuk u reagua për ta kthyer PD-në. Të 18 protestuesit janë heronj të demokracisë”.

https://youtu.be/g1WN9_qtiyM

Për Vokshin, 8 janari vërtetoi edhe njëherë paktin Rama-Basha.

Për juristin Çlirim Gjata policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar që ka qenë brenda, dhe “asnjë prej tyre nuk është ndaluar pasi kanë pasur mbrojtjen e Ramës dhe Bashës”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/12/seanca-per-protestuesit-e-8-janarit-stresi-hera-e-pare-qe-arrestohem-pa-bere-asgje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos