Gjykata pushon kallëzimin e Metës kundër Dvoranit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 10:39 | Aktualitet
Gjykata pushon kallëzimin e Metës kundër Dvoranit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar padinë e Presidentit Ilir Meta ndaj ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës dhe vetë Dvorani u paraqitën mëngjesin e sotëm pranë Gjykatës së Posaçme, për të mësuar vendimin.

Vendimi i Gjykatës erdhi pas kërkesës së Prokurorisë se Posaçme për pushim e padisë.

Sipas SPAK, nga hetimi i kryer ka rezultuar se nuk ka vepër penale në veprimet e pretenduara nga kreu i shtetit. Meta u përplas me Dvoranin në nëntor të vitit 2019 pas interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti pretendoi në padi se Dvorani kishte “shpërdoruar detyrën” dhe “përvetësuar titullin apo detyrën shtetërore”, duke mos respektuar radhën e dërgimit në Presidencë dhe Kuvend të listës me kandidatët e Kushtetueses. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos