Parashikimi i motit: 23 nëntor 2021

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 07:14 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 23 nëntor 2021

Vijon moti me shi të dobët në pjesën më të madhe të vendit, përveç zonave lindore ku do të ketë vetëm ndonjë shi të izoluar. Pasditja zhvendos reshjet në jug dhe pjesërisht në qendër, ndërsa veriu kalon në kushtet e kthjellimeve.

Temperaturat ulen lehtë në të dyja vlerat ditore, të cilat do të luhaten nga 4 në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë jugore deri pasdite, kur era merr drejtim verior dhe forcohet në tokë dhe hapësirat detare ku dallgëzimi ngjitet deri 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos