Gjykatës "zemërgjerë", ulje dënimi për ish bashkëpunëtorin e Endrit Dokles

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 19:18 | Kronikë
Gjykatës "zemërgjerë", ulje dënimi për ish

Sardian Sulejmani, i dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata për Krimet e Rënda në vitin 2012, si një nga anëtarët e “Bandës së Durrësit”, ka dale nga burgu më 11 tetor të vitit 2019.

Vendimi për lirimin e tij është firmosur nga gjyqtari Piro Sota i Gjykatës së Fierit. Referuar vendimit, gjyqtari Sota ka vendosur të pezullojë pjesën e mbetur të dënimit të Sulejmanit, 4 vjet 10 muaj e 17 ditë dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të tij nga izolimi në burg.

Gjatë kësaj kohe, Sulejmani duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Gjykata listonte dhjetë arsye përse Sardian Sulejmani plotësonte kriteret për lirim të parakohshëm dhe se mund të riintegrohet në shoqëri. Mes tyre ishte sjellja e mirë në burg, babai i moshuar, i sëmurë dhe i vetëm në shtëpi, si edhe një kontratë punësimi me një kompani ndërtimi.

Po sipas gjykatës, Sulejmani ka qenë në moshë shumë të re kur është përfshirë në krim dhe se ka shprehur pendesë të thellë para punonjësit të Shërbimit të Provës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos