Gjyqi kundër Trump. Si do të procedohet në Senat?

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 12:12 | Bota
Gjyqi kundër Trump. Si do të procedohet në Senat?

Kreu i Gjykatës së Lartë, John Roberts, do të drejtojë procesin gjyqësor. Një grup i përzgjedhur demokratësh nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve do të veprojnë si menaxherë të “impeachment” dhe do të parashtrojë akuzat kundër Trump.

Ekipi ligjor i presidentit do të përgjigjet ndërsa senatorët do të vihen në rolin e juristëve. Gjyqi, mund të përfshijë dëshmi dhe axhendë të ngjeshur, ku procedurat mund të zhvillohen 6 ditë në javë, përreth 6 javë me radhë..

“Kryetari i Gjykatës, Roberts mund të lëshojë fletëthirrje dhe mund të marrë vendime. Por për të përmbysur vendimet e tij do të duheshin 51 senatorë nga 100 gjithsej. Republikanët në këta aspekt kanë përparësi”, tha Allan Litchtman, profesor i historisë.

Roberts do të kishte fjalën e fundit, vetëm në rastin kur votimi në përfundim të procesit gjyqësor do të përfundonte në barazim, diçka që ka pak gjasë të ndodhë duke qenë se republikanët kanë shumicën.

Ndërsa demokratët kanë kërkuar thirrjen e dëshmitarëve kyç nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, lideri i shumicës ne senat, Mitch McConnell tha se mund të aprovohet një proces më i shkurtër duke votuar mbi akuzat e shkarkimit, bazuar në argumente të hapura, por pa dëshmitarë.

Në rast se do të ketë dëshmitarë, ata jo domosdoshmërisht duhet të shfaqen në sallën e Senatit, por mund të intervistohen nga një komision ligjvënësish edhe jashtë saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos