Gjyshet në pandemi: Mall për fëmijët dhe besim te Zoti

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 11:36 | Sociale
Gjyshet në pandemi: Mall për fëmijët dhe besim te Zoti

Biseda me fëmijët, lutje dhe besimi që kjo situatë të përfundojë sa më shpejt dhe të takojnë fizikisht fëmijët, nipërit dhe mbesat është përditshmëria e gjysheve në këtë periudhë izolimi.

E tillë është edhe jeta e nënë Hatixhes, 86 vjeç, nga Elbasani. Ajo ka treguar për A2 si po e përjeton këtë situatë të pa provuar më parë dhe çfarë e mundon më shumë.

“Kam vajzën që më bën shërbim. Djali më merr 2-3 herë, por më ka marrë malli shumë sepse e prisja të vinte. Nuk erdhi sepse doli virusi”, thotë nëna.

Një besimtare e rregullt e besimit mysliman, nënë Hatixheja jo vetëm që beson se ditë më të mira do të vijnë për fëmijët, nipërit dhe mbesat e saj, por po mendon të mbajë agjërimin nëse shëndeti do t’ia lejojë: “Si ta shikoj, nëse sëmurem, nuk e mbaj dot”.

Në fund, nënë Hatixheja uron që këtë situatë ta kalojnë sa më mirë të gjithë njerëzit, si ata që janë në shtëpi, edhe ata që janë në punë dhe larg familjeve të tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos