
Kremtimi i të premtes së zezë në Korçë, edhe pse në kushte pandemie, nuk i ka ndaluar qytetarët korçarë të besimit ortodoks që nën masat e sigurisë dhe distancimit fizik të ndezin qirinj dhe të luten për shpirtrat e vdekur në katedralen Ringjallja e Krishtit.
Si asnjëherë më parë, kjo katedrale do të jetë e mbyllur për besimtarët në mbajtjen e epitafit të Krishtit, që në vitet e mëparshme ka mbledhur mijëra besimtarë.
Ndërkohë, edhe mbrëmjen e së shtunës, mesha e ringjalljes së Krishtit do të mbahet pa praninë e besimtarëve ortodoksë. Për herë të parë, të gjithë këta besimtarë do të festojnë në shtëpitë e tyre.
Po ashtu, edhe Korça do të ndjejë mugesën e vizitorëve dhe turistëve që ishin të shumtë në vigjilje të Pashkëve Ortodokse. (A2 Televizion)