
Gëzimi dhe të qeshurat e fëmijëve i hoqën trishtimin Tiranës për pak orë. Pas ditësh të tëra izolimi, të vegjlit dhe nënat e tyre u lejuan të dalin deri në orën 11:00 këtë të diel.
Thirrja e autoriteteve për të mbajtur distancë ishte e vështirë të respektohej, pasi shokët ishin çfarë të vegjlit thonë se u kishin munguar më shumë këto ditë.
Kjo ditë feste mori më shumë kuptim për të vegjlit, edhe pse t’i ktheje sërish në shtëpi nuk u duk një detyrë e lehtë.
Tirana u zbraz sërish, në pritje të një urdhri të dytë që i lejon sërish daljen nga shtëpia. (A2 Televizion)