
Ezzeldin Bahader është një 75-vjeçar që u bë futbollisti profesionist më i vjetër që ka shënuar gol në debutim.
Egjiptiani luajti një ndeshje të kategorisë së tretë në vendin e tij, duke dërguar topin në rrjetë pasi realizoi një 11-metërsh.
Ezzeldin, i cili ka 4 fëmijë dhe 6 nipër e mbesa, duhet të luajë edhe një tjetër ndeshje të plotë që të futet në Librin e Rekordeve Guinness.
Rekordin aktualisht e mban Isaak Hayik nga Izraeli, i cili ishte 73 vjeç e 95 ditë kur luajti portier vitin e kaluar. (A2 Televizion)