Paniku nga koronavirusi, Sevilla-Roma do të luhet pa tifozë

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 10:55 | Futboll
Paniku nga koronavirusi, Sevilla-Roma do të luhet pa tifozë

Edhe sfida e vlefshme për Europa League mes Sevilla-s dhe Romës do të luhet pa prezencën e tifozëve.

Vendimi ka marrë formë zyrtare pas bisedimeve mes organizatorëve të ndeshjes dhe Ministrisë së Shëndetësisë Spanjolle.

Një shtysë për mbylljen e dyerve ishte edhe policia lokale, e cila kishte shfaqur shqetësim mbi ardhjen e rreth 600 tifozëve nga kryeqyteti italian, sa i përket higjienës, për të ndjekur ndeshjen në “Ramon Sanchez-Pizjuan”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos