
Mes frikës së koronavirusit dhe mbylljes së dyerve të stadiumit, Champions League nuk do të ndalet.
Mbrëmjen e sotme përballet Valencia dhe Atalanta, me italianët që janë me një këmbë në çerekfinale ndërsa kanë fituar thellë 4 me 1, takimin e parë në Bergamo.
Për italianët rikthehet në qendër të mbrojtjes, Berat Gjimshiti, futbollisti i përfaqësueses, i cili në duelin e parë mbeti jashtë pas një dëmtimi vetëm pak minuta para nisjes së ndeshjes.
Sfida tjetër e mbrëmjes do të jetë ajo mes Liepzig dhe Tottenham. Gjermanët të cilët do të kenë mbështetjen e tifozëve në stadium, janë të favorizuar jo vetëm prej fitores minimale në Londër në ndeshjen e parë, por edhe sepse “Spurs” vuajnë mungesat e shumta. (A2 Televizion)