
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e drejtësisë italiane për ekstradimin e një 58-vjeçari të dyshuar si pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të heroinës dhe kokainës.
Mirjan Xhemalaj u arrestua në prill 2019 pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të Interpol Romës. Sipas një hetimi të antimafias së Napolit, Xhemalaj kishte rol organizativ në një grup kriminal që trafikonte nga Shqipëria drejt Italisë dhe Holandës heroinë dhe kokainë të ardhur nga Turqia.
Hetimi i këtij grupi u finalizua në nëntor të vitit 2017 në Itali me operacionin “Smoke snake”, ku u arrestuan 26 persona, 7 prej të cilëve shtetas shqiptarë. (A2 Televizion)