
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35 vjeçar i shpallur në kërkim për disa vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Në vijim të operacioni “Five” është vënë në pranga 35-vjeçarit Aldo Tushaj, mbi të cilin rëndojnë akuzat e grupit të strukturuar kriminal dhe trafiku i lëndëve narkotike.
Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg''.
Gjatë operacionit policor “Five” u goditën 5 grupe të strukturuara kriminale të sinkronizuar me njëri-tjetrin, që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve dhe u ekzekutuan masat e sigurisë për 35 shtetas.
Gjatë hetimit proaktiv 3-vjeçar janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Përrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020. (A2 Televizion)