
Dy vëllezër mbetën të plagosur me mjete të ftohta pas një sherri mes disa personash në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr masiv në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, ku për pasojë mbetën të plagosur dy vëllezërit, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.
Fatmirësisht dy vëllezërit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)