Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjormë të Kurbinit në rrugën dytësore Laç-Mamurras. Policia njofton se drejtuesi i një automjeti tip "Benz" ka aksidentuar këmbësorin 45-vjeçar me iniciale B.S., i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S., rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj. (A2 Televizion)