Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur 38-vjeçari Edison Begaj. Mësohet se sulmi ndaj Begajt ka ndodhur në shtëpinë e tij
Begaj ka qënë i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)