
Grasshoppers arriti të marrë një barazim me shumë vlera në luftën për mbijetesë në kategorinë e parë zvicerane, falë golit të shënuar nga Arlind Ajeti.
Mbrojtësi i Kombëtares arriti të realizonte në pjesën e parë, vetëm 6 minuta pasi Thun i vendit të tretë kishte kaluar në epërsi.
Gjithsesi skuadra e tij mbetet në vend të fundit në renditje pas disa javësh të vështira, ndërsa numëron 14 humbje që nga fillimi i sezonit. Dy ndeshjet e radhës kundër Luzern dhe Young Boys do të vendosin me shumë mundësi edhe fatin e skuadrës. (A2 Televizion)