
Kylian Mbappe është bërë lojtari më i ri në historinë e kampionatit francez që arrin kuotën e 50 golave të realizuar.
Sulmuesi shënoi dy herë në suksesin 3-0 të Paris SG duke u ngjitur në kuotën e 51 golave në vetëm 88 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit francez. Një arritje e pabesueshme: në moshën 20 vjeç, dy muaj dhe 3 ditë.
Në këtë mënyrë, Mbape theu rekordin 37-vjeçar, që mbahej nga Janik Stopira, primat i vendosur në vitin e largët 1982 kur ai luante me Sochaux. (A2 Televizion)