Sherr mes kushërinjve në lokal në Durrës, një i arrestuar

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 09:03 | Kronikë
Sherr mes kushërinjve në lokal në Durrës, një i

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë. Në pranga ka rënë një 39-vjeçar nga Sukthi me iniciale A. L., pasi në ambientet e lokalit të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, me iniciale L. L., 28 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë, u proceduan penalisht edhe dy vëllezërit  Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç, pasi janë përfshirë në konflikt me kushërinjtë e tyre.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Rr., 53 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë, pasi në fshatin Nojë, duke drejtuar mjetin tip "Rexton", pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi S. Rr ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos