
Është dhënë sot në Gjykatën e Korçës seanca për dhënien e masës së sigurisë për shtetasin Agim Çaçi, i cili në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë grabitën mëngjesin e së martës një kambist ndërsa dilte nga banesa.
Seanca për këtë shtetas është zhvilluar gjatë mesditës së të enjtes ndërkohë që në përfundim të saj Gjykata vendosui për të masën e sigurisë arrest me burg.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, ku Agim Çaçi së bashku me dy shtetas të tjerë i grabitën kambistit 40 milionë lek të vjetra.
Pas një përplasje fizike midis kambistit dhe Çaçit, ky i fundit përfundoi në prangat e policisë ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë janë ende në kërkim. (A2 Televizion)