Policia arreston dy ndërtuesit, por nuk parandaloi ngjarjen

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 11:12 | Kronikë
Policia arreston dy ndërtuesit, por nuk parandaloi ngjarjen

Albert Allmuça dhe Sino Llanaj dy ndërtuesit që u përplasën me armë zjarri paraditen e së mërkurës në një pallat në ndërtim në zonën e ish-Parkut, u arrestuan nga Policia e Tiranës. Sipas hetuesve, ngjarja është zbardhur, ndërsa veç dy biznesmenëve të arrestuar në pranga kane rënë dhe tre bashkëpunëtorë të tyre.

Si pasojë e të shtënave me armë, mbeti i plagosur një kalimtar i rastit. Në pranga ra edhe roja i pallatit Shkëlzen Biberi, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”. Gjithashtu, për këtë vepër penale kanë rënë dhe Skënder Margjeka, 52 vjeç, dhe Alfred Lumani, 48 vjeç.

Konflikti mes Sino Llanajt dhe investitorit tjetër Albert Allmuça, nisi pasi nuk ranë dakord për punimet e pallatit në ndërtim e sipër. Mosbashkëpunimi çoi dy ndërtuesit në proces gjyqësor, ndërsa problemet mes investitorëve u reflektuan dhe tek pronarët e truallit, disa prej të cilëve pretendojnë se apartamentet janë shitur disa herë.

Por, krahas arrestimit të personave të përfshirë, policia nuk bëri asgjë për parandalimin e kësaj ngjarjeje. Kjo për shkak se 2 javë më parë, konfliktet mes dy ortakëve fillimisht bënë që Llanaj të bllokonte një pjesë të punimeve.

4 ditë më pas, konfliktet përfunduan në përleshje fizike, ndërsa të mërkurën në përdorimin e armëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos