Pamjet e atentatit në Milot, objektivi qëllohet nga motori në lëvizje

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 10:24 | Kronikë
Pamjet e atentatit në Milot, objektivi qëllohet nga motori në

Pamjet filmike kanë fiksuar momentin e atentatit ndaj 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi në qendër të Milotit mëngjesin e së martës. A2 ka mundur të sigurojë videon kur Ibrahimi është në shoqërinë e dy miqve të tij ndërsa një motor me dy persona afrohet dhe njëri prej atentatorëve qëllon me breshëri në drejtim të tij.

I plagosur, 45-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të traumës ndërsa sipas mjekëve gjendja e tij është e rënduar. Sipas hetuesve dyshohet se agresorët vëzhgonin lëvizjet e Ibrahimit dhe sapo ai ka dalë nga lokali I janë afruar dhe e kanë qëlluar. Në vendngjarje policia gjeti 20 gëzhoja automatiku ndërsa sekuestroi kamerat e sigurisë së disa bizneseve.

Banorët treguan se dy personat me motor lëviznin rreth lokalit ku ishte Ibrahimi dhe në momentin që ka dalë qëlluan menjëherë. Nga ana tjetër, Policia pritet të marrë në pyetje vetë Ibrahimin pasi mbetet ende mister shkaku I atentatit. Ai njihet si një biznesmen makinash në zonë si dhe ka në pronësi një gomisteri ndërsa nuk ka qenë më herët i skeduar nga policia. (A2 Televizion)

https://youtu.be/MF-Tnhfe_g4

A2 CNN Livestream

Latest Videos