
Një aksident me pasojë plagosjen e tre të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë.
Policia bën të ditur se automjeti i drejtuar nga një 18-vjeçar ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 14-vjeçari me iniciale A.A., ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)