
Policia në Vlorë është vënë në ndjekje të një personi, i cili bëhet e ditur se ka thyer masën e arrestit të shtëpisë.
Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e personit në fjalë, por mësohet se atij i është bërë shenjë të ndalojë në një postbllok, por nuk është ndalur, ndërsa më tej është përplasur me një automjet.
Pasditen e së dielës, Vlora u trondit nga një shpërthim eksplozivi në zonën e “Skelës”, ku mbeti i plagosur rëndë 33-vjeçari Indrit Sadedinaj. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Fieri mbërritën pas ngjarjes në Vlorë, duke kontrolluar të gjitha automjetet në hyrjet dhe daljet e qytetit, duke shoqëruar në komisariat edhe 6 persona. (A2 Televizion)