Grabitja e institucionit financiar në Peshkopi, në pranga autori

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 10:15 | Kronikë
Grabitja e institucionit financiar në Peshkopi, në pranga autori

Policia e Dibrës ka arritur të zbardhë dhe të vërë në pranga autorin e grabitjes së një institucioni financiar, dy ditë më parë, në qytetin e Dibrës.

Pas informacioneve të mbledhura, policia arriti në konkluzionet se autori i grabitjes është shtetasi J.B. dhe për këtë arsye kryen arrestimin e tij.

Më 21 dhjetor, nën kërcënimin e thikës J.B. hyri në ambientet e institucionit financiar dhe mori një sasi parash, për t’u larguar më pas me shpejtësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos