Zjarr në një banesë dykatëshe në Gjirokastër

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 07:16 | Kronikë

Një zjarr ka përfshirë, mbrëmjen e djeshme, një banesë në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës. Si pasojë e flakëve, ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk ka raportime për të lënduar.

Shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë soba e drurit, që u përhap në të gjithë dhomën ku ndodheshin pjesëtarët e tjerë të familjes Gumi.

Për pasojë janë djegur vetëm orenditë e dhomës. Menjëherë, kanë shkuar zjarrfikëset të cilat kanë lokalizuar flakët, duke mos lënë përparimin e zjarrit në dhomat e tjera të shtëpisë dykatëshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos