Grabitja e Rinasit, pendohet “i penduari” Bengasi, mohon dëshminë

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 15:29 | Kronikë
Grabitja e Rinasit, pendohet “i penduari” Bengasi, mohon

Alkond Bengasi, bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin ndaj tetë të akuzuarve për grabitjen e miliona eurove në Rinas, ka prishur marrëveshjen me prokurorinë.

Ai është tërhequr nga dëshmia e dhënë para prokurorëve gjatë hetimit të ngjarjes, ku rrëfente detaje të përgatitjes së megagrabitjes së 9 prill 2019 në pistën e aeroportit si dhe takime me të bashkëpandehurit. 

Burime pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimti të Organizuar bënë me dije për A2 se përmes një deklarate me shkrim, i penduari Bengasi ka vënë në dijeni gjykatën dhe prokurorët e SPAK, se mohonte deklarimet e dhëna më herët prej tij.

https://a2news.com/2020/11/19/gjykata-e-posacme-shtyn-procesin-ndaj-7-te-akuzuarve-per-grabitjen-e-rinasit/

Ai ka pretenduar se rrëfimi i ishte marrë në kushte presioni dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen apo akuzat e ngritura kundër tij. Njëkohësisht Bengasi është tërhequr edhe nga kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Alkond Bengasi ka qenë punonjës në varrezën e makinave ku dyshohet të jetë modifikuar furgoni “Chervolet” i përdorur në grabitje. Ai pretendoi në rrëfimin e tij se e kishte njohur mjetin në pamjet e publikuara nga grabitja dhe se nga takimet me të bashkëpandehurit kishte dëgjuar se “do të kishte një tronditje të madhe”.

https://a2news.com/2019/05/01/grabitja-ne-rinas-gjykata-ve-ne-pikepyetje-deshmine-e-te-penduarit/

Për grabitjen e ndodhur në Rinas SPAK ka dërguar për gjykim Klement Çalën, Eldi Çalën, Oltion Veselin, Elton Piklin, Saimir Çelën, Renaldo Sulën, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.

Sipas SPAK, kreu i grupit kriminal ishte Admir Murati, i cili u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.

Në senacën gjyqësore të kësaj të enjteje, gjykata i dha kohë prokurorisë të shprehet në lidhje me disa kërkesa për pavlefshmëri aktesh të bëra nga avokatët e të pandehurve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/07/10-mije-euro-shperblim-per-njeriun-me-te-kerkuar-te-momentit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos