Grabitje dhe organizatë kriminale, kapet në Morinë 69-vjeçari kosovar në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 11:03 | Kronikë
Grabitje dhe organizatë kriminale, kapet në Morinë

Kapet në Morinë një 69-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Grabitje me dhunë" dhe "Organizatë kriminale".

Shtetasi H.H. banues në Ferizaj, Kosovë, është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë, pasi Gjykata EDINAT Belgjikë, me vendimin e datës 07.06.2018, e ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg, për veprat penale "Grabitje me dhunë" dhe "Organizatë kriminale".

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Bruksel po vazhdojnë procedurat për arritjen e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Belgjikës”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos