Kishin abuzuar me çmimet në tregun e fruta-perimeve, procedohen 4 persona në Tiranë

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 15:19 | Kronikë
Kishin abuzuar me çmimet në tregun e fruta-perimeve, procedohen 4

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e 4 personave në Tiranë, të akuzuar se kanë abuzuar me çmimin e produkteve ushqimore si pasojë e krizës së koronavirusit.  

Katër administratorë subjektesh të tregut agro-ushqimor në zonën e Kasharit në Tiranë janë  proceduar, pasi është konstatuar përpilimi i faturave fiktive.

Në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta  të forcave të rendit për këtë qëllim, të ndihmuar edhe nga denoncimet e vetë qytetarëve që vërejnë luhatje të mëdha në ditët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos