
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar vaksinën eksperimentale kineze të Sinopharm, efektiviteti i së cilës është deri në 86% ndaj Covid-19. Ky konstatim është bazuar në një analizë provizore të 3 fazave të testeve të filluara në korrik.
Vaksina u krijua nga Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit, një njësi e Grupit Kombëtar Biotec të Sinopharm-it.
Në shtator, vendi i Gjirit miratoi serumin për përdorim emergjent për disa kategori specifike.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, analiza tregoi 99% normë serokonvertimi dhe 100% efektivitet në parandalimin e rasteve të moderuara dhe të rënda të sëmundjes. (A2 Televizion)