Ibra nuk ia del, Giroud do të luajë derbin ndaj Interit

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 11:48 | Futboll
Ibra nuk ia del, Giroud do të luajë derbin ndaj Interit

Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i disponueshëm për derbin ndaj Interit. Suedezi i Milanit nuk i ka kaluar ende problemet me tendinën e Akilit dhe pritet që të mos grumbullohet fare për supersfidën e së shtunës.

Jo vetëm kaq, por duket se Ibra do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Lazios, e vlefshme për Kupën e Italisë.

Në këto rrethana, francezi Olivier Giroud duket se do të mbajë i vetëm peshën e sulmit, pasi edhe Ante Rebic nuk i ka kaluar ende problemet me dëmtimet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/03/50-e-kapacitetit-te-stadiumit-milan-inter-premton-spektakel-ne-tribuna/

A2 CNN Livestream

Latest Videos