Derbi i Madonnina, Inter vetëm një humbje në 11 sfidat e fundit

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 16:41 | Futboll
Derbi i Madonnina, Inter vetëm një humbje në 11 sfidat e fundit

Ky do të jetë derbi numër 176 ndërmjet Interit dhe Milanit në Serie A. Me 67 fitore, zikaltërit janë në avantazh, përballë 52 sukseseve të Milanit, teksa 56 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Në 11 sfidat e fundit në kampionat, Interi është mposhtur vetëm në një rast nga Milani, në tetor të vitit 2020.

Pikërisht ajo është edhe humbja e fundit që zikaltërit kanë pësuar në shtëpi në Serie A. Në 10 takimet e tjera, Interi ka fituar 6 dhe katër u mbyllën në barazime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos