
Pas Prishtinës, delegacioni i Shteteve të Bashkuara viziton Beogradin. I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, theksoi se zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit do të krijojë vende të shumta pune për të dyja shtetet.
Deklarata e tij erdhi pas një takimi mes Presidentëve të Dhomave të Tregtisë të Kosovës, Serbisë dhe asaj Amerikane në Beograd. Grenell vlerësoi kontributin e presidentit Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit mes vendeve.
“Ne nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte presidenti Trump, i cili besoi se mund të bëhej diçka tjetër, ekonomia dhe vendet e punës të viheshin në plan të parë”, përfundoi Grenell.
Zyrtari amerikan do të takohet gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandër Vucic dhe kryeministren, Ana Bernabic, më të cilët do të nënshkruajë deklaratën e përbashkët për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatori. (A2 Televizion)