Thaçi-Erdogan, presidenti i Kosovës: Turqia partneri ynë strategjik

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 21:16 | Kosova
Thaçi-Erdogan, presidenti i Kosovës: Turqia partneri ynë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, u prit nga homologu turk, Rexhep Taip Erdogan, ndërsa e cilësoi bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Këtu hyjnë bashkëpunimi mes të dy vendeve, çështjet rajonale, por edhe ato me karakter global, siç bëri me dije Thaçi.

''Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës'', tha ai pas këtij takimi, që vjen disa ditë pas marrëveshjes me Serbinë në SHBA, pika e së cilës për njohjen dypalëshe Kosovë-Izrael nuk u prit mirë nga Turqia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos