
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 79 raste të reja me koronavirus nga 596 testime. Ndërkohë, dy janë viktimat e ditës së fundit.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15 142 raste, ndërsa ai i viktimave shkon në 615.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 104 pacientë. (A2 Televizion)