Marrëveshja e 4 shtatorit, i dërguari i Trump, Richard Grenell viziton sot Kosovën

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 10:30 | Kosova
Marrëveshja e 4 shtatorit, i dërguari i Trump, Richard Grenell viziton

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, viziton sot Prishtinën.

Ai do të shoqërohet nga një delegacion i qeverisë amerikane, në krye të së cilit është shefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së, Adam Boehler.

Sipas mediave kosovare, vizita është për fillimin e zbatimit të marrëveshjes, për normalizimin ekonomik, mes Kosovës dhe Serbisë, që u firmos më 4 shtator në Uashington.

Grenell njoftoi në Twitter se kjo marrëveshje është një prioritet për administratën Trump. "Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë", shprehet i dërguari special për dialogun.

Përveç Kosovës, delegacioni amerikan do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi, Greqi dhe Izrael. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos