Greqia pezullon fluturimet me Katarin, 12 pasagjerë pozitivë me koronavirus

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 20:36 | Bota
Greqia pezullon fluturimet me Katarin, 12 pasagjerë pozitivë me

Autoritetet greke vendosën të pezullojnë deri më 15 qershor të gjitha fluturimet nga Katari, pasi 12 pasagjerë të nisur nga Doha, me destinacion Athinën rezultuan pozitivë me Covid-19.

Të 91 pasagjerët e këtij fluturimi iu nënshtruan testimit dhe 9 prej tyre që dolën pozitivë ishin shtetas pakistanezë me leje qëndrimi greke, të gjithë nga qyteti i Gujrat, 2 shtetas grekë nga Australia dhe një shtetas japonez.

Sipas protokolleve të vendosura nga autoritetet, të gjithë pasagjerët që hyjnë nga ajri transportohen në hotele karantinë derisa të përfundojnë rezultatet e testimeve.

Pasagjerët që rezultuan pozitivë duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Ata që janë negativë do të izolohen për 7 ditë. Pas 7 ditësh këta persona do të testohen sërish përpara se të lihen të lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos