
Nuk kanë mjaftuar sherret që nga dita e djeshme pas Këshillit Kombëtar dhe vendimeve të tij, por pasdite vonë deklaratat nga të dyja grupimet tashmë brenda PD-së zyrtare kanë vijuar edhe pasditen e vonë.
Një deklaratë me emrin e grupit parlamentar të PD qarkulloi dhe thoshte se duhen respektuar vendimet e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe jo rrugët antistatutore që kanë treguar që nuk të çojnë askund, përveçse mbajnë nën konflikt permanent PD dhe forcojnë Edi Ramën.
Kjo deklaratë ka marrë reagimin e zëdhënëses së këtij grupi, e njohur si mbështetësja e Lulzim Bashës.
Orjola Pampuri ju bën apel kolegëve ti bëjnë të tilla deklarata në emër personal dhe jo në emër të gjithë Grupit Parlamentar të PD, si kusht per te ruajtur respektin reciprok dhe kohezionin e grupit.
Sipas Pampurit nxitimi për të ndërmarrë hapa antistatutorë nuk ndihmon askënd, dhe nuk e legjitimon asnjë vendim.
“Nesër, Partia Demokratike ka zgjedhje dhe ky është një vendim i miratuar nga kryesia dhe këshilli kombëtar, mendimet dhe qëndrimet kundër mbajnë emër dhe mbiemër të çdo deputeti, por mllefet kolektive, nuk mund t'i atribuohen grupit parlamentar”, tha ajo.
Enigmë mbetet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim pas këtij lëmshi statutor dhe juridik që po ndodh në Partinë Demokratike. (A2 Televizion)