Zgjedhjet për kryetar, PD thirrje anëtarësisë: Merrni pjesë në votime, nis ringritja e partisë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 15:33 | Politikë
Zgjedhjet për kryetar, PD thirrje anëtarësisë: Merrni

Edhe pse Këshilli Kombëtar vendosi anulimin e garës për kryetar, duket se pjesa që mbështet Bashën nuk e konsideron si të vlefshëm. Në dy deklarata njëra pas tjetrës, Gazment Koduzi në emër të Komisionit Zgjedhor dhe Orjola Pampuri në emër të grupit parlamentar u bënë thirrje demorkatëve që të marrin pjesë në votime. Sipas tyre, pas zgjedhjes së kryetarit, nis dhe ringritja e partisë.

“Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Informacionin për qendrat e votimit mund ta gjeni pranë Degëve përkatëse ose online në faqen zyrtare të Partisë Demokratike. Është i ftuar të shprehë vullnetin e tij për kryetarin e Partisë, çdo anëtar i Partisë Demokratike. Nesër është një ditë e rëndësishme për demokratët. Partia Demokratike nis ringritjen dhe riorganizimin e saj, për tu kthyer në shpresën dhe alternativën që presin dhe meritojnë shqiptarët”, u shpreh Koduzi.

“Shqiptarët nga nesër meritojnë një parti demokratike të konsoliduar, të organizuar, një parti  demokratike, lidershipi i së cilës të jetë në partneritet të ngushtë me ShBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe. Është e qartë se shqiptarët janë të lodhur me skena e debate, retorike të përsëritur politike, të cilat i interesojnë vetëm një njeriu: Edi Rames. Shqiptarët duan zgjidhje, duan një opozitë të fortë sot dhe një alternativë qeverisëse nesër. Demokratët duan të rikthehet shpresa. Dhe nga nesër nis rrugëtimi për ndryshimin e shumëpritur”, deklaroi Pampuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos