
I ftuar në A2, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagoi pasi Presidenti Meta kallëzoi në SPAK ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Paloka u shpreh se Rama shkriu Gjykatën Kushtetuese për të shkelur Kushtetutën dhe tani po synon të kapë edhe atë.
“Nuk është situatë normale, prandaj dhe veprimet e Presidentit duken anormale. Mazhoranca ka kaq vite që shkel Kushtetutën. Është shkrirë Gjykata Kushtetuese, pasi kështu mund të bëjnë ligje antikushtetues dhe në fund ta kapin edhe këtë gjykatë, Më pas, Shqipëria të mos ketë më asnjë institucion që nuk varet nga Rama.
Deri më sot, Rama ka bërë ligje antikushtetuese dhe tani synon të kap Gjykatën Kushtetuese. Imagjino të marrë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe çfarë mund të presim pastaj! Venecian e ka bërë se gjyqet e lagjeve që bëheshin dikur”, u shpreh Paloka. (A2 Televizion)