
Pas vitesh të tëra përpjekjesh, Guardiola arriti të triumfojë këtë sezon në Champions League me Manchester City-n. Por, menjëherë pas triumfit, trajneri anglez humbi lojtarin kryesor të ekipit, Ilkay Gundogan, i cili një ditë më parë kaloi te skuadra e Barcelonës.
Guardiola është hedhur menjëherë në sulm për një zëvendësues të denjë dhe sipas mediave angleze ka gati 90 milionë euro për yllin e kombëtares angleze, kapitenin e West Ham, Declan Rice.
Mesfushori anglez ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm nën urdhrat e Pep Guardiolës, megjithatë londinezët e West Ham nuk janë bindur ende, pasi shpresojnë të arkëtojnë më shumë se 100 milionë euro për kapitenin e tyre. (A2 Televizion)