Gurët që “marrin jetë”. Rënie masivësh në Torovicë, përfundojnë në oborrin e një shtëpie

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 14:53 | Aktualitet
Gurët që “marrin jetë”. Rënie masivësh

Fenomeni i rrëshqitjeve të gurëve në Torovicë të Lezhës vijon të rrezikojë jetë njerëzish. Edhe pse rënia e masivëve ka shkaktuar tragjedi që në vitin 2017, pas 4 viteve situata vijon të jetë e njëjtë.

Dy masivë të mëdhenj gurësh përfunduan në oborrin e një familjeje, duke rrezikuar jetën banorëve dhe udhëtarëve për shkak se rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të Shkodrës.

Në vitin 2017, si pasojë e rënies së gurëve, tre persona humbën jetën. Nga ajo kohë, ka pasur vazhdimisht rënie gurësh, ndërsa nuk është marrë asnjë masë nga ana e autoriteteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos