
Banorët që preken nga projektet e qeverisë dhe pushtetit vendor, shtëpitë e të cilëve do të prishen për të ndërtuar komplekse banimi apo segmente rrugore, i janë drejtuar kryeministrisë këtë herë për të protestuar.
Thonë se në akt-marrëveshjet e propozuara u mungon transparenca dhe se bonusi i qirasë është i pamjaftueshëm.
Pjesë e protestës janë edhe banorët e Paskuqanit të cilët preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, edhe për ta ka munguar transparenca për përfitimin e banesave të reja.
Prej 4 muajsh një pjesë e banorëve të zonës së “5 Majit” po kundërshtojnë akt-marrëveshjet e propozuara. Të njëjtit shqetësim i janë bashkuar disa banorë të Laprakës, Kombinatit dhe së fundmi Paskuqanit. (A2 Televizion)