
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë pas 6 orësh nga Prokuroria Speciale në Hagë pas aktakuzës së ngritur kundër tij.
Thaçi pati një prononcim shumë të shkurtër për mediat: “Sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme mes avokatit dhe prokurorëve. Do të vazhdojë nesër”.
Në aktakuzën e bërë publike me 24 qershor pretendohet se Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e nëntë të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për krime lufte e krime kundër njerëzimit. (A2 Televizion)