Hajdari: Do të sakrifikoj çdo gjë për listat e hapura, edhe pse do të më kërcënojnë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 14:46 | Politikë
Hajdari: Do të sakrifikoj çdo gjë për listat e hapura,

Rudina Hajdari tha se nuk tërhiqet nga nisma për listat e hapura 100%, gjë që sipas saj, tani po e pengon Partia Socialiste.

Në përfundim të Këshillit Politik për këtë të martë, Hajdari tha se pjesëmarrësit në të luftojnë për interesat e ngushta të kryetarëve të tyre. “Sa i përket listave të hapura, nuk do të tërhiqem, nuk do të bëj asnjë marrëveshje në kurriz të shqiptarëve. Boll më me marrëveshje të fshehta pas kurrizit të shqiptarëve kundër interesit të vendit tonë dhe boll më me abuzime. Do ta vazhdoj këtë betejë edhe pse do të ketë nga ata që do të më kërcënojnë vetëm e vetëm që unë të negocioj për këtë propozim që kam bërë. Dua që listat të jenë 100% të hapura”, tha Hajdari.

“Po tallen me qytetarët shqiptarë. Propozimi i opozitës parlamentare bashkërisht me opinionin publik dhe opozitën jashtëparlamentare është që listat të hapen 100% dhe partitë të propozojnë kandidatët e tyre dhe në bazë të rezultateve të kandidatëve dhe partive, të shkojnë në Parlament ata kandidatë që marrin më shumë vota në rang qarku. PS vazhdon i mëshon po të njëjtit propozim, po i bëjnë një hile shqiptarëve për t’i shitur sapunin për djathë. Por nuk e bëjnë dot”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos