Hajdari: Marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, të dyfishojnë buxhetin e partive

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 20:34 | Politikë
Hajdari: Marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës

Bashkëkryetarja në komisionin e reformës zgjedhore, Rudina Hajdari u shpreh në A2 se, në tryezën e së martës të reformës zgjedhore, ka pasur një dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare për dyfishim të buxhetit të partive politike.

“Sot pati disa diskutime. Fokusi im ka qenë ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe sot solla ligjin për referendumet, që do të jemi në gjendje të diskutojmë në javët në vijim. Sa i përket financimit të partive politike, pati disa debate dhe mesa kuptova unë, kishte marrëveshje paraprakisht midis tyre, sa i përket dyfishimit të buxhetit të partive politike në thithjen e fondeve, të marrin më shumë para gjatë zgjedhjeve. Për mua, kjo ishte e pakuptimtë. Këto para vijnë nga taksat e shqiptarëve.

Unë nuk kam qenë kundër sistemit miks të financimit, por duhet të kontrollojmë lekët që vijnë nga privati. Ne duhet të jemi më transparentë dhe më kërkues ndaj partive që kërkojnë dyfishim të buxhetit. Unë nuk dua që barra të bjerë te qytetarët shqiptarë”, u shpreh Rudina Hajdari. (A2 Televizion)

https://youtu.be/EMlK2jaEqeI

A2 CNN Livestream

Latest Videos