Hapet aksi doganë-Qafë Thanë, punohet për nxjerrjen e mjeteve të bllokuara

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 11:03 | Aktualitet

Është hapur një nga korsitë e rrugës së Doganës së Qafë Thanës dhe më konkretisht aksi që zbret nga dogana në drejtim të Qafë Thanës.

Ndërkohë që po punohet për hapjen e të dy akseve dhe për nxjerrjen e mjeteve të bllokuara.

Bora në këtë segment arrin nga 50 cm në deri në 1.5 metër për shkak edhe të grumbullimeve nga era.

Që prej mesditës së djeshme e deri mëngjesin e sotëm në këtë aks mbetën të bllokuara disa autobusë dhe mjete të vogla, pasi era e fortë bllokonte shumë shpejt rrugën. Punën e borëpastrueseve e vështirësuan edhe disa autovetura që kishin mbetur të bllokuara dhe nuk lejonin mjetet e mirëmbajtjes të pastronin rrugën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos