Hapet gara për BKH, SHBA: Bëhuni pjesë e historisë

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 13:43 | Aktualitet
Hapet gara për BKH, SHBA: Bëhuni pjesë e historisë

Në ditën e nisjes së aplikimeve për 60 vendet e hetuesve që do të jenë pjesë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasada e Shteteve të Bashkuara u ka bërë thirrje punonjësve të Policisë të aplikojnë për të qenë pjesë e strukturës.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ambasada amerikane e quan ngritjen e BKH si një prej hapave të fundit në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani”

Mesazhi i ambasadës amerikane

Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër mbështetësit kryesor të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Për këtë arsye, 60 hetuesit pjesë e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/10/gara-per-drejtuesin-e-bkh-drejtuesi-i-spak-arben-kraja-njofton-hapjen-e-gares/
https://a2news.com/2020/01/08/mesoni-se-si-bkh-do-te-veproje-ne-menyre-te-ngjashme-si-fbi-ambasada-amerikane-poston-videon-sqaruese/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos