Koronavirusi, mbyllet kopshti në Vlorë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 13:24 | Aktualitet
Koronavirusi, mbyllet kopshti në Vlorë

Koronavirusi duket se ka depërtuar edhe në institucionet arsimore të hapura në vendin tonë. Pas dy çerdheve në Tiranë, A2 ka mësuar se është mbyllur edhe kopshti numër 9 në Vlorë.

Sipas informacioneve, kuzhinierja ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye, është vendosur mbyllja e kopshtit për të paktën 14 ditë. E infektuara është bashkëshortja e një prej personave të rezultuar pozitiv një ditë më parë në qytet.

https://a2news.com/2020/06/19/edukatorja-pozitive-me-koronavirus-nje-tjeter-cerdhe-ne-tirane-drejt-mbylljes/

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos