Komisioni i Venecias "rrëzon" Ligjin Antishpifje: Nuk është ende ai i duhur, të rishihet

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 16:36 | Aktualitet
Komisioni i Venecias "rrëzon" Ligjin Antishpifje: Nuk

Komisioni i Venecias ka publikuar raportin final për ligjin antishpifje. Në opinionin final, Venecia i qëndron mendimit se projekt ligji nuk është gati për adoptim dhe sugjeron disa ndryshime.

Për të evituar që të cenohet fjala e lirë dhe diskursi politik online. Sugjeron disa ndryshime, duke nisur nga nevoja për të qartësuar dallimin mes mediave profesionale dhe joprofesionale online. “Kjo nuk është përcaktuar qartë në ligj dhe ekziston rreziku që blogerët individualë, përdoruesit e tyre rrjetet sociale, etj., do të jenë në shënjestër të këtij ligji. Është thelbësore që projektligji të përjashtojë  shprehimisht çdo përdorues jo profesional të mediave online, si blogere, media sociale dhe të ngjashëm”.

Venecia sugjeron që përdoruesit e internetit të vijojnë të gëzojnë të drejtën për të ruajtur anonimatin. Një tjetër shqetësim i Venecias lidhet me kompetencat e AMA-s dhe komisioni i ankesave. “Këto kompetenca të reja nuk duhet t'u besohen këtyre trupave pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarura nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose korporatat e tjera të lidhura me politikën”.

Bashkëngjitur mungesës së pavarësisë së AMA-s, çfarë shqetëson gjithashtu Venecian është vendosja e gjobave nga ky institucion, dhe e drejta për të hequr material nga interneti. Ekspertët kërkojnë që të mbahet parasysh kapaciteti financiar i mediave.

https://a2news.com/2020/06/19/paketa-antishpifje-rama-reagon-pas-opinionit-te-komisionit-te-venecias/

 “Kapaciteti ekonomik i mediave nuk është një faktor që përcakton shumën e një gjobë, që mund të rezultojë në një situatë ku aktivitetet e mediave më të vogla (apo edhe blogerëve individualë) janë paralizuar me gjobitje jo proporcionale. Kjo do të zmadhojë efektin e atyre dispozitave që rrezikojnë të çojnë në vetë censurim të debatit politik, që është thelbësor për çdo demokraci.

”Pa zgjidhur këto shqetësime, drafti sipas Venecias, rrezikonte krijojë më shumë probleme se të mirat që mund të sjellë. Pas publikimit të opinionit komisionit të Venecias ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se vërejtjet e lartpërmendura, do të reflektohen dhe ligji do të çohet përpara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos